leoni

Në Ferizaj organizohen aktivitete me karakter edukues dhe promovues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit

Koordinatori pë Muajin e ndërgjegjësimit qytetar kundër Kancerit të Gjirit, dr.Xhevdet Haxhidema bashkë me Kryeinfermierin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare Selim Bega, Shefin e Administratës Ali Halimi, Shefin e Emergjencës dr.Votim Parllaku si dhe Stafin e Emergjencës Primare, pritën sot në takim, Klubin e Çiklizmit nga Prishtina RaceForTheCure Kosovo.

Në kuadër të ndërgjegjësimit kundër Kancerit të Gjirit, Ilir Lumi me bashkëpunëtor u informuan për shërbimet që kryhen në kuadër të Sektorit të Diagnostikës – Mamografia, Ultrazëri i Gjirit, Kontrolla e Mjekut Radiolog, etj.

Si dhe për muajin tetor Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në bashkepunim me Spitalin e Përgjithshëm dhe Institutin Regjional të Shëndetit Publik kanë paraparë një sërë aktivitetesh me karakter edukues dhe promovues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …