Në Ferizaj shënohet Dita Botërore e Farmacistëve

Në Qendrën Trajnuese të Mjekësisë Familjare në Ferizaj gjatë ditës së sotme  u shënua Dita Botërore e Farmacistëve. Të pranishmëve mjekë, infermierë dhe punëtorë të tjerë shëndetësorë me fjalë rasti i’u drejtuan nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu,  Dr. Kemajl Emini – Drejtor i DSHMS-së dhe Dr. Nadire Ymeri – Drejtoreshë e QKMF-së. Ndërsa materialin mbi rrjedhat dhe zhvillimin e farmacisë në Ferizaj e prezantoi Elinë Lubishtani, përgjegjëse e barnatores qendrore. Vlen të theksohet se kremtimi i kësaj dite daton që nga viti 2009, ndërsa në QKMF-Ferizaj u shënua për herë të parë, në vazhdën e aktiviteteve për kremtimin e 150 vjetorit të Ferizajt. Lënda e përzgjedhur për shënimin e Ditës Botërore të Farmacistëve për 2023 është “Farmacia forcon sistemet shëndetësore”. Kjo temë thekson se sa e rëndësishme është që farmacistët të mbështesin dhe përmirësojnë sistemet e kujdesit shëndetësor në mbarë botën.

May be an image of 11 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …