Në Ferizaj u hapën 4 pika ushqyese për qentë endacak

Këto ditë, nisi së zbatuari një projekt i veçantë nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, me ç’rast u hapën 4 pika ushqyese me ushqim granular dhe ujë të pijshëm, për qentë endacak. Për të parë nga afër implementimin e këtij projekti, doli drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami i cili e vlerësoi këtë projekt për veçantinë e tij dhe kujdesin për qentë endacak. “Në kuadër të programit për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve këto ditë rregulluam katër pika ushqyese për qentë endacak të cilat do të jenë të furnizuara çdo ditë me ushqim granular dhe ujë të pijshëm për gjashtë muajt e ardhshëm.Ky është projekt që do të vazhdoj së implementuari edhe viteve në vijim me qëllim që qenve endacak krahas trajtimit përmes sterilizimit dhe vaksinimit tu mundësohet edhe sigurimi i ushqimit dhe ujit të pijshëm” tha mes tjerash drejtori Bajrami.

Mund të jetë një imazh i bar

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …