Zërat e bukur të vajzave e grave për të 51-tin vit me radhë jehuan në Ferizaj në Festivalin e Këngës Popullore “Kosovarja Këndon”, nën shoqërimin e orkestrit të AAKV “Kastriotët”, ngjarje kjo një nga vlerat e trashëgimisë sonë shpirtërore e cila në vigjile të 28 Nëntorit i solli publikut ferizajas e më gjerë, tingujt e këngët më të bukura shqipe, ku mes garueseve, vendi i parë iu nda këngëtares Diellza Dedushi.