leoni

Në Ferizaj u mbajt sesioni për prezantimin e Politikës për Mbrojtje të Fëmijës

Në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, nën organizimin e organizatës “Syri i Vizionit” në partneritet me “Save the Children” dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj, u mbajt sot sesioni informues për prezantimin e Politikës për Mbrojtje të Fëmijës. Në këtë takim ku morën pjesë drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta, u prezantuan politikat për mbrojtjen e fëmijëve, gjersa drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani shprehu gatishmërinë e përkushtimin e shkollave të Ferizajt në përmbushje të detyrave që dalin nga këto politika.

May be an image of 11 people

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …