Organizuar nga drejtori i DSHMS-së-Ferizaj, Dr. Kemajl Emini në Qendrën Trajnuese të Mjekësisë Familjare në Ferizaj u mbajt tryezë pune me temën “Reagimi i emergjencave shëndetësore të regjionit të Ferizajt në raste emergjente”. Në këtë takim krahas nikoqirëve (DSHMS dhe QKMF – Ferizaj) morën pjesë drejtorë e DSHMS-ve, drejtorët dhe kryeinfermierët e QKMF-ve nga Kaçaniku, Shtimja, Vitia, Hani i Elezit, Spitali i Përgjithshëm –Ferizaj, si dhe përfaqësues nga FSK dhe Policia e Kosovës. Takimin e hapi Drejtori i DSHMS-Ferizaj, Dr. Kemajl Emini me ç’rast falënderoi përfaqësuesit e QKMF-ve të regjionit dhe Spitalit të Ferizajt, për bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe paraqiti në diskutim pikat në vazhdim:
-
Reagimi i urgjencave parësore të regjionit të Ferizajt dhe Emergjencës së Spitalit të Përgjithshëm të Ferizaj në koordinim me FSK-në dhe Policinë e Kosovës.
-
Dhurimi i Gjakut nga punëtorët shëndetësorë – në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut – më 14.06.2024 (nga ora 9.00)
-
Ushtrim fushor i emergjencave – më 14.06.2024 (ora 11.00) dhe
-
Bashkëpunimi i Kujdesit Parësor Shëndetësor me Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt.