Në Ferizaj, u ngrit Flamuri Kombëtar për të përshëndetur e uruar çdo kalimtarë e bashkëqytetarë, në shënim të 28 Nëntorit të lavdisë dhe krenarisë, 28 Nëntorin e ngritjes së flamurit kombëtar në Krujën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, ngritjes së flamurit kombëtar e shpalljes së Pavarësisë Kombëtare në Vlorën e Ismail Qemalit, ditëlindjen e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për të gjithë shqiptarët kudo ku janë Gëzuar Festat e Nëntorit! Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri në çdo etapë të historisë sonë kombëtare!