Në Ferizaj u përurua Qendra Digjitale e Informacionit Turistik

Për herë të parë, Komuna e Ferizajt po bëhet me Qendër Digjitale Turistike. Kjo qendër, e para e llojit të saj jo vetëm në Ferizaj por, edhe në Kosovë, po realizohet si një projekt inovativ që mundëson që qytetarët të marrin informacion 24 orë në ditë përmes ekranit digjital të vendosur në këtë qendër. Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, Balton Derguti, bashkë me stafin e tij, në rastin e funksionalizimit të qendrës, tha se qyteti ynë tashmë do të ketë një qendër moderne të informacionit turistik, e cila ka munguar deri më tani. Ky projekt vjen pas projekteve të tjera që kjo drejtori ka realizuar, si hartat turistike, webfaqja e turizmit, videospotet turistike dhe broshurat turistike, si mundësi për informimin e të gjithë atyre që dëshirojnë të vizitojnë qytetin e Ferizajt.

May be an image of 1 person, sliding door and text

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …