Dita Ndërkombëtare e Infermierisë u shënua një takim solemn që u mbajt në Galerinë e Arteve në Ferizaj, organizuar nga delegatët ferizajas të OIK-ut dhe kryeinfermierë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Në takim morën pjesë infermierë, mjekë dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë përfaqësues të institucioneve shëndetësore publike të Ferizajt. Takimi u hap me fjalën e Drejtorit të DSHMS-së, Dr. Kemajl Emini, për të vazhduar më tej me fjalën e zv.Drejtorit të QKMF-së, Dr. Afrim Abazi. Ndërsa në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës të pranishmëve iu drejtua z. Xhavit Ramadani.
Në pjesën e dytë të takimit, në tryesën “Infermieria sot” u paraqitën me prezantimet e tyre:
Selim Bega – Kryeinfermier i QKMF-së
Linda Viqa – Drejtoreshë e Infermierisë në Spitalin e Përgjithshëm
Lumnije Ajeti – Infermiere në Qendrën e Shëndetit Mendor