“28 Nëntori” Dita e Flamurit dhe krenarisë kombëtare na bënë të kujtojmë me respektin më të madh të gjithë ata që ranë dhe u sakrifikuan për lirinë dhe çështjen kombëtare.
Në këtë ditë të shënuar, përfaqësues të Komunës së Hanit të Elezit dhe të Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, nderuan Dëshmorët e Komunës së Hanit të Elezit në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Pustenik.