Në Festivalin Gjithëkombëtar “I këndojmë lirisë” marrin pjesë grupe e rapsodë nga të gjitha trojet shqiptare

Në Festivalin Gjithëkombëtar “I këndojmë lirisë” marrin pjesë grupe e rapsodë nga të gjitha trojet shqiptare

Në Festivalin Folklorik gjithëkombëtar  “I këndojmë lirisë”, që mbahet në Klinë më 6, 7 dhe 8 qershor të këtij viti do të marrin pjesë grupe artistike, rapsodë, valltarë  e instrumentistë nga të gjitha trojet shqiptare, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva, Sicilia e diaspora. Tashmë, përgatitjet janë në vlugun më të madh, në mënyrë që festivali të jetë sa më i suksesshëm. Festivali gjithëkombëtar “I këndojmë lirisë”, që fillon në ditëlindjen e Komandantit të shquar t UÇK-së Mujë Krasniqit- Kapuçi do të sjell risi dhe cilësi të folklorit burimor ngatë gjitha trojet etnike shqiptare.  Këto konstatime dolën nga mbledhja e Këshillit Organizativ  të festivalit, që u mbajt në Klinë, ku u shqyrtua ecuria e përgatitjeve të bëra për festival dhe çështje të tjera organizative. Këshilli konfirmoi  se seleksionimin e   grupeve, ansambleve, valleve dhe rapsodëve do ta bëj Dilaver Kryeziu dhe Drejtoria artistike e festivalit në krye me Halit Gashin.  Drejtori i Festivalit, Dibran Fylli në mbledhjen e Këshillit Organizativ ka thënë se sivjet në këtë festival do të marrin pjesë grupe artistike nga të gjitha trojet shqiptare, ku pjesëmarrës do të jetë edhe një grup i arbëreshëve nga Sicilia. “ Me kohë kam emëruar seleksionues Kryeziun, i cili mbanë përgjegjësi për përzgjedhjen e vlerave artistike, që nga muaji prill ka filluar punën me seleksionimin e Ansambleve, Shoqërive kulturore artistike dhe Grupeve folklorike, dhe deri tash, sipas  tij  janë përzgjedhur 12 grupe,  përfshirë këtu edhe grupin e Arbëreshëve, me vlera të larta artistike për pjesëmarrje në Edicionin e sivjetmë, të  19-in me radhë”, është shprehur Dibrani.  Në anën tjetër drejtori Komunal i Kulturës Skënder Merturi ka treguar edhe përgatitjet tjera organizative që po bëhen, si financimin, akomodimin e pjesëmarrësve e çështje të tjera

Ndërkaq, skena do të jetë e dizajnuar profesionalisht, ashti siç e meriton ky festival gjithëkombëtar, ku e veçanta e festivalit sivjet do jetë se festivali do të mbahet në skenë të hapur , në Sheshin “Mujë Krasniqi”, pranë shtatores së Komandantit të shquar të UÇK-së, Mujë  Krasniqit-Kapuçit. Dibrani, tha se në takimin që ka pasur me Kryetarin e Komunës Zenun Elezaj, nën përkujdesjen e të cilit mbahet festivalit, Elezaj, edhe kësaj radhe, sikurse edhe vitin e kaluar, ka premtuar mbështetje Festivalit, duke  siguruar se të gjitha përgatitjet do të jenë në përgjegjësinë e njerëzve të kulturës dhe të Këshillit Organizativ, kurse hapja zyrtare e Festivalit në oborrin e Kullës muze të Komandant Mujë Krasniqit në Çabiq, që sivjet do të jetë gati Amfiteatri veror dhe skena e re e ndërtuar enkas për festival në oborrin e Kullës.

Ndërkaq, Këshillit Organizativ regjisor të  festivalit ka emëruar, Alban Gashin,  zëdhënës  Enver Malokun.

(Enver Maloku, është zëdhënës i Festivalit)

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …