Pas një qëndrimi prej gati dy dekadash në Prizren, në fillim të tetorit nis largimi i ushtarakëve gjerman të KFOR-it nga kampi i tyre në këtë qytet, por Gjermania ka premtuar edhe më tej kontributin e saj për një mjedis të sigurt në Kosovë, tashmë për FSK-në. Këtë vit përfundon përdorimi i Kampit Fushor nga ana e ushtarakëve gjerman, të cilët misionin e tyre e kryejnë në kuadër të Trupave Paqeruajtëse të NATO-së. Oficerja për media pranë Kontingjentit gjerman të KFOR-it, në Kampin Fushor-Prizren, Denise Alten, konfirmoi se në fillim të vitit 2019, kampi do t’i dorëzohet së pari UNMIK-ut dhe pastaj shtetit të Kosovës. “Që në fillim të tetorit 2018 do të pasojë largimi i forcave gjermane nga Prizreni. Në kuadër të një ceremonie publike, në formë simbolike do të bëhet edhe dorëzimi i kampit”, ka thënë ajo. Misioni i ushtarëve gjermanë në Kosovë është aktualisht më i gjati dhe ka filluar para 19 vitesh ( nga 12 qershori 1999, pas tërheqjes nga Kosova të trupave serbe). Në kudër të KFOR-it, Gjermania më 1999 përbënte pjesëmarrjen e dytë me të madhe me 6.500 ushtarë në Kosovë, numër ky që është zvogëluar gradualisht. Aktualisht gjenden rreth 360 ushtarë gjermanë në Kosovë. Ata janë të vendosur në Shtabin Kryesor të KFOR-it në Prishtinë, ndërsa pjesa më e madhe në Prizren. “Një intervenim i forcave të KFOR-it nuk ka qenë i nevojshëm në vitet e shkuara dhe aktualisht edhe nuk pritet në të ardhmen. Republika Federale e Gjermanisë ka vendosur në harmoni me strategjinë e NATO-s dhe në përputhje me partnerët e saj ndërkombëtarë të NATO-s që ta zvogëlojë edhe më tutje kontributin e Bundesëehr-it në misionin e KFOR-it deri në fund të 2018”, ka thënë togerja Alten.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …