Në fjalimin e tij të Krishtlindjes, Papa Françesku ka bërë lutje për përfundimin e menjëhershëm të luftës në Ukrainë. Gjatë fjalimit tradicional të njohur si “Urbi et Orbi” nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit, ai u lut edhe për të gjithë njerëzit që janë prekur nga i ftohti ekstrem gjatë Krishtlinjes. “Nëse duam që të jetë Krishtlindja, lindja e Jezusit dhe e paqes, le të shkojmë në Betlehem dhe të sodisim fytyrën e fëmijës që ka lindur për ne. “Le të shohim gjithashtu fytyrat e vëllezërve dhe motrave tona ukrainase, të cilët po përjetojnë këtë Krishtlindje në errësirë dhe të ftohtë, larg shtëpive të tyre për shkak të shkatërrimit nga dhjetë muaj luftë”. Në vijim të fjalimit të tij, Papa u lut që Zoti të ndriçojë mendjet e atyre që kanë fuqinë të shuajnë bubullimën e armëve dhe t’i japin fund të menjëhershëm kësaj lufte të pakuptimtë!
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …