Në Forcën e Sigurisë së Kosovës shërbejnë 206 femra, të cilat mbajnë të veshur uniformën e ushtrisë. Ushtaraket në FSK mbajnë edhe pozita të rëndësishme në nivel komandues si oficere, komandante, zëvendëskomandante. Kurse, gradat përfshijnë një kolonele, tri femra janë nënkolonel, katër majore, pesë kapitene, shtatë togere, dy rreshtermajore, dhjetë mbajnë gradën kapterë, dhjetë rreshter, 28 tetar si dhe 136 ushtare. Kjo vazhdimësi u reflektua kur një pjesë prej tyre u dëshmuan dhe si ushtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e tani vazhdojnë misionin e tyre në FSK, shkruan “Zëri”. Remzie Zeqiraj mban gradën major, dhe është një nga oficeret e Zyrës për marrëdhëniet me publikun, e cila po ashtu është një nga femrat e para që veshi uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …