leoni

Në Fortesë nis realizimi i projektit për rregullimin dhe ristrukturimin e shtratit të lumit “Rimnik”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e DUPMM-së, menaxherin e kontratës Rumir Zhuniqin dhe bashkëqytetarë, ishin të pranishëm në fillimin e punimeve për rregullimin dhe ristrukturimin e shtratit të lumit, Rimnik të fshatit Fortesë. Kryetari Latifi ka thënë se, me këtë investim synojmë të zgjidhim problemet e shumta që kanë shkaktuar vërshimet në dëm të banorëve dhe bujqve. Komuna e Rahovecit si investitor, ka paraparë një buxhet prej 508,862.94 euro për këtë projekt. Gjithashtu, parashihet rregullimi i shtratit në pjesën hyrëse të fshatit Fortesë (580 metra i gjatë), rregullimi i shtratit të lumit në dalje të fshatit (420 metra), si dhe ristrukturimin e shtratit në një gjatësi prej 850 metra. Po ashtu, është i paraparë edhe ndërtimi i rrjetit të kanalizimit (kolektori) me gypa plastik të brinjëzuar në gjatësi 3100 metra. Urime qytetarëve të Fortesës, e gëzofshi këtë projekt, ka thënë kryetari Latifi!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …