Në kuadër të rregullimin të infrastrukturës rrugore dhe krijimit të kushteve më të mira për të gjithë qytetarët e komunës së Deçanit, në fshatin Baballoq, janë përfunduar edhe rrugët “21 Prilli”, “Rexhë Batushaj” dhe rruga tek Mulliri. Për banorët e këtij fshati asfaltimi i këtyre rrugëve do të thotë krijim i kushteve më të mira për qarkullim, lidhje më të lehtë më rrugët kryesore njëkohësisht zhvillim të turizmit dhe bujqësisë.