Në fshatin Berishë u mbajt tubim përkujtimor në 70 vjetorin e vrasjes së Rifat Berishës e bashkëluftëtarëve të tij

Në fshatin Berishë u mbajt tubim përkujtimor në 70 vjetorin e vrasjes së Rifat Berishës e bashkëluftëtarëve të tij

Sot, në fshatin Berishë të Komunës së Malishevës, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, Ragip Begaj, është mbajtur tubim përkujtimor, me rastin e 70 vjetorit të vrasjes së atdhetarëve, Rifat Berisha, Mustafë Berisha, Islam Berisha dhe Brahim Berisha, të cilët i vranë më 17 maj të vitit 1949.  Në këtë tubim përkujtimor, morën pjesë edhe ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, deputetë të Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, Smajl Kurteshi dhe Haxhi Shala, ish deputet, zëvendësministra në Qeverinë e Kosovës, ish kryetar të Komunës së Malishevës, drejtor të drejtorive komunale, asamblist dhe qytetarë të shumtë.

Në këtë tubim, i pari e mori fjalën, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili pasi i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje, foli për veprimtarinë e atdhetarit Rifat Berisha dhe të trevës së Malishevës në përgjithësi, në të gjitha përpjekjet për lirinë e vendit dhe kombit. Begaj vlerësoi lartë kontributin dhe përpjekjet e Rifat Berishës, i cili u vra më 17 maj të vitit 1949, në Gajrak, bashkë me tre familjarë të tjerë, pas luftimeve të ashpra me milicinë dhe ushtrinë. Po ashtu foli edhe për mospajtimet me sistemin e atëhershëm dhe tradhtinë që ju bë shqiptarëve të Kosovës pas luftës së dytë botërore.

Më pas, me kumtesa për jetën dhe veprimtarinë e Rifat Berishë, familjes Berisha dhe fshatit Berishë, u paraqitën dr.Jakup Krasniqi dhe dr.Mehmet Rukiqi, të cilët në detaje kanë folur për ngjarjet e kohës dhe për rëndësinë e saj.

Në emër të familjes, pjesëmarrësit në këtë tubim përkujtimor i ka falënderuar Muhamer Berisha, ndërsa në fund të tubimit, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka ndarë mirënjohje pas vdekjes për  Rifat Berishën dhe familjarët e tjerë të vrarë në vitin 1949, me motivacion: për kontributin e dhënë për lirinë e atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Komunat po performojnë më mirë se niveli qendror në investime kapitale

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, deklaroi në se  niveli lokal …