Me rastin e 27 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit në demonstratat për liri dhe demokraci, më 27 janar të vitit 1990 në fshatin Brestoc në komunën e Rahovecit, u përkujtuan dëshmorët e kombit: Nesimi Elshani nga Nagavci, Agron Fetahu nga Celina, Halim Hoti nga Krusha e Madhe, Hilmi Krasinqi nga Hoqa e Vogël. Tubimi përkujtimor filloi në ora 11.00 ku edhe do të bënë homazhe në Brestoc ndërsa në ora 12.00 u vunë kurora lulesh tek varret e dëshmorëve.
