Dje në fshatin Dashinoc të Deçanit, u përkujtua dëshmori i kombit, Sabit Selim Sadikaj, i rënë heroikishit më 28 mars të viti 1999. Të pranishëm ishin bashkëluftëtarët dhe familjarët e dëshmorit. Në fillim të përkujtimit u tha se Sabit Sadikaj ka qenë si një ndër luftëtarët e parë që ka shkuar të marr armatim në Shqipëri, po ashtu u fol edhe për pjesëmarrjen e tij dhe bashkëluftëtarëve në Betejën e Cermjanit, të cilën dëshmori, Sabit Sadikaj e udhëhoqi me sukses. Isuf Sadikaj tha se Sabiti dhe si nxënës ka qenë i përkushtar dhe atdhetar, i cili nuk është pajtuar me regjimin jugosllav. I uniformuar dhe i armatosur mirë si ushtar lirie, Sabiti rreshtohet në vijat e para të frontit në Gllogjan, Dashinoc, Beleg, Maznik, Gergoc, Vranoc, Buqan, Llukë, etj. Nëna e dëshmorit, Shake Sadikaj, tha se një dritë syrit e pata dhe atë ia fala atdheut e që është krenare për të. Pas ofensivës së shtatorit të vitit 1998 dhe ristrukturimit të UÇK-së ai u radhit në Brigadën 131 Jusuf Gërvalla, të Zonës Operative të Dukagjinit dhe vazhdoi luftën deri në rënien e tij me 28 mars të vitit 1999. Sabit Sadikaj ka lënë pas nënën, shtatë motra, bashkëshorten dhe dy bija. Rasti i tij është i veçantë në mesin e familjeve të dëshmorëve në Kosovë e më gjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …