Komuna e Suharekës në Fshatin Duhël ka investuar disa projekte kapitale të cilat do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve të këtij fshati.
Projekte e realizuara janë:
Ndërtimi i rrugës në lagjen e poshtme të Bujareve;
Ndërtimi i rrugës Qafa e Duhël – Grejqevc;
Ndërtimi i segmentit të dytë të rrugës në lagjen e poshtme të Bujareve;
Ndërtimi i kanalizimit në Lagjen Sopaj dhe Bujarët dhe
Ndërtimi i murit mbrojtës
Do të vazhdohet më projekte të tjera kapitale për Fshatin Duhël në vitin e ardhëm 2017 të cilat janë të planifikuara nga Komuna e Suharekës.