Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nesër do ta vizitojë Kosovën, ku do të takohet me kryetarin, Hashim Thaçi. Pas takimit, ata në orën 13.00 pritet të mbajnë një konferencë për medie, por nuk do të ketë pyetje nga gazetarët. Qëllimi kryesor i vizitës është përgatitja për Samitin BE-Ballkan Perëndimor në Sofje më 17 maj. Takimi, gjithashtu do të jetë mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Evropian. Takimi, gjithashtu do të jetë mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Evropian”, thuhet në agjendë. Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor pritet të mbahet më 17 maj në Sofje. Përveç Thaçit, i pranishëm do të jetë edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …