Në fshatin Isniq u bë zbulimi i Memorialit Përkujtimor, në kujtim të shpëtimit e strehimit të rreth 100 mijë shqiptarëve nga e gjithë Kosova, gjatë  periudhës së Luftës qershor- shtator të vitit 1998

Sot, në fshatin Isniq u bë zbulimi i Memorialit Përkujtimor, në kujtim të shpëtimit e strehimit të rreth 100 mijë shqiptarëve nga e gjithë Kosova në Isniq, gjatë  periudhës qershor- shtator të vitit 1998. Ky memorial do të jetë dëshmi e zemërgjerësisë, bujarisë e fisnikërisë së shqiptarëve. Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, falënderoj Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale për financimin e këtij projekti me vlerë kaq të madhe për popullin tonë si dhe të gjithë të pranishmit që nderuan me prezencën e tyre, Blerim Sallahu – zëvendësministër i Drejtësisë, Fatmir Sejdiu – President i parë i Republikës së Kosovës, Bislim Zogaj – drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, përfaqësues të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, Blerim Bajraktaraj – arkitekt i projektit, zyrtarë, qytetarë e vendas nga Isniqi.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …