Në fshatin Kçiq të Mitrovicës filluan gërmimet në vendin ku dyshohet se ka varrezë masive


fshatin Kçiq të komunës së Mitrovicës kanë filluar gërmimet në vendin ku
dyshohet se ka varrezë masive. Vendodhja është përcaktuar në bazë të dëshmisë
së një qytetari i cila ka deklaruar se pranë varrezave të këtij fshati janë
varrosur disa persona të vrarë gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Gjatë nisjes
së gërmimeve për gjetjen e mbetjeve mortore, Kryetar i Këshillit Koordinues të
Shoqatave për Persona të Pagjetur në Mitrovicë, Bajram Çerkini ka dejtuar
kritika për neglizhencën e shfaqur nga ana e ndërkombëtarëve. Ndërkombëtarët
gjithmonë i lënë punët kësisoj në gjysmë, gjithmonë plagët tona të pashërueshme
I prekin në kohëra kur janë më të vështira, dhe asnjëherë me rehatu popullin
njëherë e përgjithmonë, por i lënë në një presion shëndetësor, mendor. Ai ka
përkujtuar se ky lokacion është përfolur menjëherë pas lufte dhe ka dëshmitarë
se në këtë rreth këtu dhe pak më andej, kanë parë njerëzit se janë ekzekutuar
por nuk është bërë asgjë për të verifikuar këto informata.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin

Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …