leoni

Në fshatin Kopiliq të Poshtëm kanë nisur punimet e realizimit të projektit për ndërtimin e kanalizimit

Në fshatin Kopiliq të Poshtëm kanë nisur punimet e realizimit të projektit i cili ka qenë premtim i Qeverisjes Nura, për ndërtimin e kanalizimit në këtë fshat. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë vizituar punimet, ku kompania është duke i realizuar sipas dinamikës dhe planit të paraparë. Kryetari Nura gjatë kësaj vizite ka bashkëbiseduar edhe me banorët vendës, të cilët janë shprehur mirënjohës ndaj qeverisjes lokale, për mbajtjen e premtimit sa i takon projektit për ndërtimin e sistemit të kanalizimit.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga përjetësimi i dëshmorit të kombit, Hamëz Thaçi

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi bashkë me familjarë, veteranë të UÇK-së e …