Në fshatin Opterushë të Komunës së Rahovecit janë përkujtuar të mërkurën dëshmorët dhe martirët e këtij fshati. Në tubimin përkujtimor ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, familjarë të të rënëve dhe përfaqësues të OVL-së. “Me familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të OVL-së, me përulje përkujtuam dëshmorët dhe martirët e lirisë nga Opterusha. Gjaku i të rënëve u bë themel i lirisë së Kosovës dhe na bën dritë për të ecur pandalshëm drejtë përparimit dhe forcimit tonë si popull dhe si shtet. Lavdi dhe respekt i përjetshëm për të gjithë ata që u flijuan për lirinë e kësaj toke”, ka thënë kryetari Latifi.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …