Në fshatin Prekaz të Epërm është bërë zbulimi i busteve të dëshmorëve të kombit

Sot në fshatin Prekaz të Epërm të komunës së Skenderajt është bërë zbulimi i busteve për dëshmorët e kombit, Ali Fazlija, Shaqir Ali Fazlija, Muhamet Shaqir Fazlija dhe Musli Zeqir Fazlija, në një ceremoni të organizuar nga familja Fazlija, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së, Fadil Nura, nënkryetari gjeneral Sami Lushtaku, gjeneralë e ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, të ftuar dhe qytetarë. Në fjalimin e tij kryetari Nura ka potencuar kontributin e familjes Fazlija në periudha të ndryshme të historisë së popullit shqiptar, që nga lufta e Shaban Polluzhës e deri në luftën e fundit të lavdishme të UÇK-së. Kreu i Komunës së Skenderajt shprehu nderin më të lartë për këtë familje dhe të gjitha familjet tjera të dëshmorëve, për kontributin e çmuar për lirinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …