Në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Rahovecit përkujtohen Dëshmorët dhe Martirët e rënë gjatë luftës së vitit 1999

Me tubime përkujtimore, u shënua shtatëmbëdhjetë vjetori  i vrasjes dhe masakrimit të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit.

Në tubimet përkujtimore morën pjesë z. Idriz Vehapi, kryetari i Komunës së Rahovecit me bashkëpunëtor, z. Ramadan Hoti, nënkryetar i Komunës së Gjakovës, familjarë të të rënëve dhe zyrtar të OVL e UÇK-së dega në Rahovec.

Në fjalën e tij të mbajtur në tubimet përkujtimore në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë, kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi, tha se tubimet përkujtimore e forcojnë kujtesën tonë kolektive  për historinë  tonë kombëtare. Përkujtimi i të kaluarës dhe historisë sonë, na obligon  nxjerrjen e mësimeve nga historia dhe forcon vullnetin tonë për të punuar me shpirt e ndërgjegje për vendin tonë, që tragjedi si kjo të mos ndodhin më në vendin tonë. Në këto rrethana, kur ne kujtojmë në këtë kohë, çdo vit këto masakra, do të përkujtojmë këto ngjarje jo vetëm për veten tonë, kombin tonë, por edhe t’u kujtojmë kriminelëve serbë historinë tragjike  të çmendurisë  së politikës  së shtetit të tyre.

Në tubimet përkujtimore të organizuara nga kryetarët e këshillave të fshatrave foli Vajdin Berisha, kryetari i OVL e UÇK-së  dega në Rahovec, i cili tha se janë zhvilluar beteja të lavdishme,  beteja këto të cilat janë shënuar në analet e luftës së UÇK – së, ku edhe kanë rënë shumë dëshmorë, po ashtu kanë rënë edhe Martirët të cilit sot i përkujtojmë.

Gjatë luftës së vitit 1999 në fshatin Fortesë janë vrarë 69 Martir, kurse në fshatin Brestoc janë vrarë 5 dëshmorë dhe 49 Martir, ndërsa në fshatin Celinë, janë vrarë 75 Martir të cilët sot u përkujtuan për të shtatëmbëdhjetën herë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …