Edi Rama, në Kavajë, dorëzoi çelësat e 153 banesave në pallate të reja për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019

Në Fushë-Krujë, kanë hyrë në banesat e reja 244 familje, ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  dje qëndroi  në Fushë-Krujë, ku drita e një jete të re hapet për familjet që kthehen në shtëpi të reja, pas territ që u treti shtëpinë në 26 nëntor të dy viteve më parë. Në Fushë-Krujë hynë në banesat e reja 244 familje, ndërkohë që Kryeministri theksoi se “Programi i Rindërtimit ka treguar se ne nuk i ndajnë shqiptarët majtas e djathtas”. Ai kujtoi se “edhe katet, edhe shtëpitë e procesit të rindërtimit janë ndarë me short dhe në një vend kanë pasur fat më të mirë demokratët, në një tjetër socialistët”. “Këto janë ato momente që të bëjnë të bësh hallall të gjitha mundimet, por edhe të gjitha ato që je i detyruar të mbash në kurriz kur ke nderin të bësh këtë detyrë, gjithë atë baltë, llafe, thashetheme që të shoqërojnë çdo ditë dhe nuk kanë munguar, përkundrazi, edhe në këtë proces”, tha Rama. Ne ja kemi dalë, vijoi ai, “t’i qëndrojmë pranë afro 50 mijë familjeve. Janë familje që kanë pasur nevojë nis nga një mbështetje minimale për një riparim të thjesht, por që për buxhetin e shtetit shqiptar nuk është edhe aq minimale, deri te familjet që marrin shtëpi të reja falas, pa paguar asnjë qindarkë, me titull pronësie njësoj si ata që i blejnë apartamentet e tyre në Tiranë, ka thënë mes tjerash kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …