Në Gexhë u përkujtua heroi Mehedin Morina nga Gllareva

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. me familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të pranishëm, në Gexhë përkujtuan heroin MEHEDIN MORINA nga Gllareva e Klinës dhe bashkëvendësit tanë të vrarë nga pushtuesit serb. Në pjesën e parë të majit 1998, lufta e armatosur për liri mori përmasa dhe po shtrihej nga dita në ditë. Pas betejës së suksesshme të UÇK-së ndaj forcave serbe, e cila u zhvillua me 12 maj 1998 në Ratkoc, Malësi e Vogël, Vrajakë e Bërtatin, rrafshi i Anadrinisë u shndërrua në Zonë të Lirë. Natën midis 13 dhe 14 majit, luftëtarët e lirisë ishin në pozicione në Kodrën e Gradishit, e në mëngjesin e 14 majit, filluan luftime të ashpra të UÇK-së me forcat serbe. Lufta ishte e pabarabartë. Në njërën anë, armiku me makinerinë e luftës, me tanke e automjete të blinduara dhe me artileri rrihte pandërprerë pozicionet e UÇK-së, në anën tjetër, luftëtarët e lirisë, me armë të lehta, por me zemrën zjarr e me trimëri i qëndronin e luftonin me pushtuesit. Në gjithë këtë përballim të vështirë, mbështetja e popullit anadrinas, vërtet ishte e jashtëzakonshme. Luftëtarë si Mehedini, asnjëherë nuk e zgjedhin vendin ku do të luftojnë, nuk e dinë vendin se ku do të vriten, por një gjë e dinin mirë: ata udhëhiqen nga një ideal dhe qëllim i vetëm – të luftojnë për çlirimin e tokave tê pushtuara dhe të gjinden aty ku kishte më së shumti nevojë për ta. Luftëtarët si Mehedini mishërohen me ideale të larta, ata nuk i thirr askush, ata vijnë vetë. Pra, Mehedinin nuk e thirrëm, ai erdhi sepse ia dinte plagët atdheut, të cilat ishin edhe plagë të tij të zemrës dhe shpirtit. Rënia në detyrë e trimit nga Gllareva është vetëm një dëshmi, se lufta jonë bëhej për mbrojtjen dhe çlirimin e pragut të të gjitha shtëpive dhe familjeve shqiptare dhe për çlirimin e bashkimin kombëtar. Në betejën për Gradishin, forcat pushtuese serbe, më 14 maj 1998, vranë edhe Bajram Himajn dhe Qamil Himajn nga Gexha dhe Imer Kajdomçajn nga Xërxa, të cilët nuk ishin me armë ndërsa me 15 mars 1999, edhe qytetarin Zymer Morinën nga Gexha. Lavdi të gjithë të rënëve për liri! Ka thënë kryetari Latifi. Nderim përjetë për Betejën e 14 majit, në Gradish!

Mund të jetë një imazh i 3 persona, Varri i Ushtarit të Panjohur dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …