Me ndezjen e flakadanëve te Varrezat e Dëshmorëve dhe në Platonë e Teatrit të Qytetit, në Gjilan është bërë hapja solemne e Manifestimit Tradicional “Flaka e Janarit 2021”. Në hapje të edicionit të 30-të jubilar, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, tha se në këtë pikë të lartë ku krenaria e qytetit shënon “Lapidarin e Lirisë”, ku qindra burra e gra janë të shënuar në pllakën e krenarisë, ku heronjtë e kombit i bëjnë roje lirisë, sivjet shënojnë edicionin e 30-të të “Flakës së Janarit”, manifestim kulturor i cili tash e tri dekada me radhë. Kurse komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, në emër të bashkëluftëtarëve, tha se Rexhep Mala e Nuhi Berisha, para 37 vitesh i kanë parapri Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila, e brumosur dhe e mbushur me bijtë e bijat më të mira të vendit. Flakadanët në Kodrën e Dëshmorëve dhe në Teatrin e Qytetit, do të qëndrojnë ndezur 20 ditë me radhë, nga sot deri më 31 janar, sa do të zgjasë manifestimi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …