>Në Gjilan sot janë përuruar bustet e Tefik dhe Hanumshahe Zymberi në 20-vjetorin e Betejës së Zhegocit, përkatësisht të rënies së tyre, organizuar nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri, ku kanë marrë pjesë përpos strukturave komunale, edhe përfaqësues nga Qeveria, deputetë, nga policia dhe FSK. Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, tha me këtë rast se gjaku i Tefik dhe Hanumshahe Zymberi u bë drita e lirisë së sotme, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net. Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, njëherit deputet i Kuvendit të Republikës, Ahmet Isufi, ka deklaruar se kemi të bëjmë me një rast të veçantë të flijimit për liri që rrallë ndodhë në histori. Në emër të familjes ka folur djali i dy dëshmorëve, Atdheu, i cili ka falënderuar kryetarin Haziri dhe këshillin organizativ për iniciativën për ndërtimin e këtyre busteve. Përndryshe, në mëngjes, nënkryetari Arbër Ismajli së bashku me bashkëpunëtorët kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në shenjë nderimi për Betejen e Zhegocit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …