Në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”- Viti priten të bëhen investime në vlerë prej mbi 600 mijë euro

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka njoftuar se së shpejti do të fillojnë  punimet në renovimin e objektit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës ” në Viti. Projekt ky i fituar nga fondet e IPA-së, ku priten të bëhen investime në vlerë mbi 600 mijë euro. Me këtë rast kryetari Haliti tha se ky objekt shkollor do të ofrojë kushte edhe më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie. “Sot është nënshkruar marrëveshja për fillimin e punimeve në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, ky është një investim kapital i një rëndësie të veçantë pasi që po krijon kushte më të mira për personelin arsimor por edhe për nxënësit”, u shpreh kryetari Haliti. Përndryshe sot drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti dhe drejtori i kësaj shkolle Mujë Tafa, kanë nënshkruar edhe marrëveshjen për fillimin e punimeve me kompaninë e kontraktuar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …