Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj se bashku me nënkryetarin, z. Sami Cacaj dhe bashkëpunëtor morën pjesë në shfaqjen teatrale “Gjykata Speciale e Hagës, Gjykoj e Dënoi UÇK-n”, në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” të përgatitur nga prof. Zejnije Mehmetaj, të autorit Riza Greiçevci. Kryetari Ramosaj tha se jam ndier krenar me atë që pashë dhe përjetova në këtë shkollë nga brezi i ri. Shfaqje e cila preku thellë zemrat tona të cilat janë plagë të hapura ende nga lufta jonë çlirimtare. Preku një realitet që po ndodh atje larg në Hagë, padrejtësisht ndaj Çlirimtarëve tonë.