Në Gjykatën e Apelit në Shkup sot vazhdon seanca publike në të cilën duhet të shqyrtohen ankesat e 33 personave të dënuar për këmbim zjarrin e përgjakshëm në Lagjen e trimave në Kumanovë në maj të vitit 2015, gjatë të cilit jetën e humbën tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë së shtetit dhe dhjetë anëtarë të grupit të armatosur, ndërkaq 30 persona u lënduan. Seanca publike dje filloi në mënyrë të tensionuar pasi që disa nga të akuzuarit u ngritën dhe me fjalë ofenduese ndaj gjykatës kërkuan ta braktisin seancën, sepse, siç thanë në gjuhën shqipe nuk e pranojnë gjykatën dhe kërkojnë hetim ndërkombëtar. Në seancë morën pjesë vetëm tre nga të akuzuarit, pasi që të tjerët në mënyrë vullnetare e braktisën seancën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …