Në Gjykatën e Hagës janë apostrofuar emrat e disa policëve shqipfolës të regjimit të Millosheviqit

Në Gjykatën e Hagës janë apostrofuar emrat e disa policëve shqipfolës të regjimit të Millosheviqit

Muharrem Ibraj dhe Mushk Jakupi babë e bir nga fshati Osek i Hilës së Gjakovës kishin kryer krime ndaj shqiptarëve në uniformën e policisë serbe. Muharrem Ibraj u përmend dje në seancën gjyqësore në Hagë që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK’së, ku ish-nënkryetari Nasim Haradinaj tha se Ibraj ishte shqiptari që kreu krime në luftën e fundit në Kosovë. Në një fotografi shihet duke shpërndarë ndihma humanitare në fshatin Osek i Hilës së Gjakovës. Në vitin 2005, Muharrem Ibraj kishte dëshmuar edhe në Hagë në mbrojtje të Sllobodan Millosheviqit. Ai ishte pjesë e policisë serbe dhe tani jeton me një pension në Serbi. Ibraj ishte në një listë prej 18 personash që kërkoheshin nga Interpoli për krime lufte të kryera në Kosovë. Në korrik 2015 prokurori Charles Hardaway ngriti aktakuzë kundër policit, Sahit Halitaj, me arsyetimin se u ka ndihmuar policëve serbë për krimet kundër civilëve shqiptarë në Mejë. Në dhjetor 2015, ‘pas paraqitjes së rrethanave të reja’, prokurori u tërhoq nga aktakuza.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …