Në Gjykatën e Prishtinës ka vazhduar gjykimi i Muhamet Alidemajt, i akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile, në Izbicë të Drenicës

Në Gjykatën e Prishtinës ka vazhduar gjykimi i Muhamet Alidemajt, i akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë masakrës në Izbicë të Drenicës. Dëshmitari i cili ishte 11-vjeçar kur përjetoi masakrën e Izbicës, ku mbeten të vrarë 145 shqiptarë dha deklaratën e tij.  Para trupit gjykues me kryesues Vesel Ismailin, ai rrëfeu se si i kishte mbijetuar masakrës në të cilën i ishte vrarë i ati nga forcat ushtarake dhe policore  serbe. “Fshati u rrethua nga katër anët nga forcat serbe, i kanë grumbulluar të gjithë banorët e fshatit dhe i kanë ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe na kanë urdhëruar të shkojmë në Shqipëri, kurse burrat i kanë ndalur aty” – u shpreh ai.  Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale i akuzuari, Muhamet Alidemaj ka kryer veprën penale – krime kundër popullatës civile në Kosovë gjatë kohës së luftës. I njëjti sipas aktakuzës me 28 mars 1999 së bashku me forcat ushtarake dhe policore serbe kishin zbritur nga mali për t’u nisur në drejtim të fshatit Izbicë, me të arritur në fshat të njëjtit shkuan në shtëpinë e të dëmtuarës Xh.O., ku nga e cila  morën shumën prej 1,000 marka gjermane e më pas i vunë flakën pasurisë së të dëmtuarës. Nën kërcënim të armës të njëjtën e kanë detyruar që t’i prijë gjatë kontrollit të shtëpisë së saj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …