Në seancën e sotme të Gjykatës së Shkupit kundër 37 shqiptarëve që akuzohen për terrorizëm, parashihet të dëgjohen transkriptet e bisedave të përgjuara në ditët e luftimeve, më 9 dhe 10 majit të vitit 2015, në Kumanovë. Asokohe një grup i shqiptarëve të armatosur u përlesh me forcat e sigurisë të Maqedonisë, me ç’ rast u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta, ndërsa 4 të tjerë u plagosën. Gjatë luftimeve ranë edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.
