Në gjykatën speciale në Hagë, aprovohen disa dokumente për Zonën e Nerodimes

Trupi gjykues i çështjes ndaj ish-liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ka aprovuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë për pranim të disa dokumenteve të Zonës Operative të Nerodimes si prova materiale. Këto dokumente, të cilat datojnë nga periudha e vitit 1998-1999, kanë të bëjnë me aktivitetet dhe organizimin e UÇK-së në këtë zonë dhe synojnë të vërtetojnë akuzat e ngritura ndaj të akuzuarve për gjoja krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria ka argumentuar se këto dokumente janë autentike dhe përbëjnë provë të rëndësishme për të vërtetuar nivelin e lartë të organizimit të UÇK-së, si dhe për të treguar se disa nga të akuzuarit kanë pasur autoritet mbi veprimet e anëtarëve të UÇK-së. Sipas Prokurorisë, dokumentet ndihmojnë për të mbështetur akuzat lidhur me krimet e përhapura dhe sistematike kundër civilëve. Mbrojtja ka kundërshtuar pranimin e disa dokumenteve, duke i cilësuar ato si të pasigurta dhe të paautentifikueshme. Ata kanë argumentuar se shumë nga këto prova nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me akuzat dhe mund të ndikojnë në besueshmërinë e procesit gjyqësor.

Kontrolloni gjithashtu

Presidenti amerikan, Donald Trump, mbron politikat e tij tarifore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbrojtur politikat e tij tarifore, duke theksuar se këto masa …