Shukri Buja

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, edhe sot ka vazhduar procesi gjyqësor me marrjen në pyetje të dëshmitarit, Shukri Buja

Në Gjykatën  Speciale, në Hagë, edhe sot ka vazhduar procesi gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në seancën e sotme vazhdon për të katrën ditë, dëshminë e tij, Shukri Buja. Ai  ka thënë se në UÇK nuk ka pasur as gjykata as organe të hetuesisë. Këtë përgjigje ai e dha pasi u pyet nga prokurori, Xhejm Pace se nëse ndonjë ushtar i UÇK-së në Zonën e Nerodimes ishte hetuar nga UÇK-ja për mënyrën e trajtimit të civilëve. Ndërkohë seanca ishte  mbyll për publikun derisa prokurori la të kuptohet se do të diskutohet për ndalimin e një personi. Shukri Buja u pyet edhe rreth një dokumenti ku pretendohej se dëshmitari ka thënë se personat që janë arrestuar nuk e kanë ditur se ku dërgoheshin, por që ai i ka orientuar, për në Kleçkë. Buja në këtë rast tha se e ka sqaruar deklaratën, në vitin 2005, pasi nuk ka pasur ndalime. Më pas dëshmitari është përgjigjur në pyetjet e Lluka Mishetiqit, i cili e ka pyetur Bujën prej themelimit të UÇK-së e caktimit të komandantëve të zonave. Në këtë pjesë ai u pyet edhe nëse kishte marrë urdhra nga Hashim Thaçi, për çka dëshmitari e mohoi një gjë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …