leoni

Salih Mustafa

Në gjykatën Speciale, në Hagë, edhe sot u mbajt një proces gjyqësor kundër eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa

Në gjykatën Speciale në Hagë edhe sot ka vazhduar  të merret në pyetje dëshmitari i pestë i mbrojtur në gjykimin që po mbahet kundër eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa. Në gjykimin ndaj tij deri tani janë dëgjuar pesë dëshmitarë të mbrojtur pa identitet publik. Sipas lajmeve nga Gjykata në vazhdim të gjykimit pritet të dëshmojnë edhe  16 dëshmitarë, ndoshta edhe më shumë. Procesi gjyqësor kundër Salih Mustafës ka filluar  më 15 shtator 2021, një vit pasi  ishte arrestuar dhe burgosur nga Policia e EULEX-it në Kosovë dhe ishte dërguar në burgun e Sheveningenit, në Hagë të Holandës. Ndërkohë është bërë e ditur se në Gjykatën  Speciale në Hagë ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit  të pestë në rastin kundër,  Salih Mustafës.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Kuvendi i Kosovës: Sot në orën 12:00 vazhdon seanca konstituive

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca konstituive, e cila u ndërpre më herët, do …