Të arrestuarit të parë nga Gjykata Speciale, Salih Mustafa i është vazhduar masa e paraburgimit në kuadër të gjykimit që po i bëhet në Hagë. Ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa është marrë vendim që t’i vazhdohet paraburgimi për një muaj. Ky vendim është marrë gjatë ditës së martë. Poashtu është theksuar që “Palët janë urdhëruar që parashtresat në lidhje me rishikimin e radhës të paraburgimit t’i dërgojnë deri më 5 korrik”. Për rastin e Salih Mustafës i akuzuar për kinse krime lufte thuhet se mund të menaxhohet në mënyrë efektive vetëm duke qëndruar në paraburgim. Salih Mustafa do të vazhdojë të jetë në paraburgim në kuadër të Speciales ndërsa i njëjti ishte i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale në Kosovë. Ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, ndërsa më 28 tetor ai u shfaq për herë të parë në seancën dëgjimore të Gjykatës Speciale në Hagë. Duhet përkujtuar që procesi gjyqësorë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së në kuadër të Speciales është duke vazhduar, e në Hagë po vazhdojnë të mbahen edhe ish-kryetari Hashim Thaçi, ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ish-deputeti Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …