Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka vazhduar dëshmitë e tij, Rrustem Tetaj në gjykimin kundër krerëve të luftës së UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Tetaj ka thënë se nëse flet për Veselin dhe Krasniqin mund të spekulojë, pasi ata dy nuk i ka parë kurrë gjatë luftës, kështu ka saktësuar ai, duke u përgjigjur në pyetjet e avokates së Kadri Veselit, Annie O’Reilly. Këta e kam deklaruar edhe para prokurorisë. Vetëm për Hashim Thaçin që jam takuar me të dhe Rexhep Selimin në Jabllanicë kam folur, për Jakupin dhe Kadri Veselin nuk kam çka them. Në fillim të seancës, i ka përfunduar kundërpyetjet e tij avokati i Thaçit, Luka Mishetiq i cili është fokusuar sërish tek takimi i Tahir Zemajt me Thaçin, Bislim Zyrapin e eprorë të tjerë, ku ua ishte kumtuar emërimi i Ramush Haradinajt në pozitën e komandantit të zonës.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …