Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i pestë i mbrojtjes, Zijadin Hoxha, në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i pestë i mbrojtjes, Zijadin Hoxha, në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës

Në Gjykatën Speciale  në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i pestë i mbrojtjes, luftëtari i lirisë dhe ish i burgosuri politik Zijadin Hoxha, nga Prishtina. Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar mbrojtja e Pjetër Shalës përmes avokatit, Jean-Louis Gilissen. Dëshmitari Hoxha tha se ka qenë i burgosur politik.

Ai fillimisht ka treguar ka qenë në vitin 81 i burgosur politik dhe i kam mbajtur 9 vjet burg në burgjet e Jugosllavisë. Ai  tha se deri në prag të luftës ka jetuar në Gjermani pasi që në vitin 1993 ishte larguar nga Kosova, sepse regjimi serb kërkonte për ta arrestuar sërish.  Në Gjermani dhe e kam fituar azilin politik, Dëshmitari Hoxha tha se me 22 ose 23 prill të vitit 1999 ka ardhur në Shqipëri për t’u mobilizuar në UÇK. Ai tha se nga Gjermania ka ardhur me një shok të tij të quajtur, Ekrem Ahmeti.

I pyetur se sa varre sheh në një video të prezantuar, dëshmitari Hoxha tha se  janë katër varre të reja. Më 1 qershor janë varrosur tre dëshmorë, me dy qershor është varrosur edhe një dëshmor. Katër dëshmor brenda dy ditëve i kemi varrosur, dy ditë më vonë është edhe një varr, është edhe një varrim tjetër”, tha dëshmitari Hoxha. Dëshmitari Hoxha shpjegon videot që i kishte bërë gjatë vitit 1999, thotë se kanë qenë nga ceremonitë mortore të ushtarëve të rënë të UÇK-së. Për njërën nga videot e prezantuar, dëshmitari tha se në pamje shihet një kamion i cili kishte tërhequr të plagosurit dhe të vrarët nga Goruzhupi për në Kukës.

Gjatë dëshmisë së tij,  dëshmitari Zijadin Hoxha ka thënë se me Jakup Krasniqin kanë qenë në burg bashkë si të burgosur politik në ish-Jugosllavi, por mohoi ta ketë parë në uzinë më 1999. Me Jakup Krasniqin kam qenë pothuajse tre vite bashkë në burgun e Novi Sadit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pjesë nga deklarata e sotme

Këto janë fakte që kurrë përjetë nuk harrohen. Ky është kamioni që i kanë tërheqë të plagosurit dhe të vrarit nga Gorozhupi në Kukës. Te spitali i Kukësit janë lënë të plagosurit dhe të vdekurit dhe kamionin e kan  parku tek uzina. Është viti 1999. Ishte i parkun në oborrin e Uzinës në Kazermën e logjistikës përndryshe. Po faktikisht është në oborrin e Kazermës. Para ndërtesës së Shtabit, aty është e parkume”, tha dëshmitari.

Dëshmitari tha se në një video tjetër janë policia ushtarake në ushtrime për ceremoninë mortore të tre dëshmorëve të rënë në Gorozhup.

“Ka qenë me datë 31 maj janë policia ushtarake se me 31 kanë ra dëshmorët e parë kanë ra në Gorozhup dhe ka qenë i caktuar varrimi me 1 qershor. Atëherë policia ushtarake ka qenë pa përvoje… nuk kemi pas përvojë me armë dhe e kemi marrë policinë ushtarake i kemi vendos tek Drini i Bardhë për me ushtru për ceremoni mortore të tre dëshmorëve të parë që kanë ra në Gorozhup. Ka qenë tek Drini i Bardhë dy kilometra prej uzine në drejtim të Krumës”, tha Hoxha.

Në të njëjtat pamje sipas mbrojtjes së Pjetër Shalës, avokatit Jean-Louis Gilissen shiheshin dy persona duke dhënë urdhra për të cilët dëshmitari tha se janë Shefki Abdullahu dhe Fadil Hoxha. Me duket ka qenë, Shefki Abdullahu dhe  Fadil Hoxha, ata dy kanë qenë”, tha dëshmitari Hoxha.

Në një video tjetër, dëshmitari tha se është e xhiruar me 1 qershor 1999 dhe se është murgu i spitalit të Kukësit ku dhe është bërë tërheqja e kufomave të tre dëshmorëve.

Me 1 qershor, faktikisht është morgu i Spitalit të Kukësit kur i kemi terhek kufomat e tre dëshmorëve të kombit. Faktikisht janë tri arkivole, tre dëshmorë të kombit tonë”, tha dëshmitari.

Dëshmitari Hoxha tha se ushtarët e vrarë kanë qenë në njësinë e Ruzhdi Saramatit.

Zijadin Hoxha

“Ushtarë të njësitit të Ruzhdi Saramatit. S’po me kujtohet se çfarë emri ka pas. Vetëm e di që e ka udhëheqë, qat brigadë e ka udhëheq Ruzhdi Saramati”, tha dëshmitari Hoxha.

Në një pamje tjetër dëshmitari tha se është rrugëtimi prej spitalit të Kukësit deri tek varrezat ku do të varrosej dëshmori Selver Maçkaj. Hoxha tha se përballë kufomës ishte babai i të ndjerit.

“Në ballë të kufomës tij është baba i tij, Bajram Mackaj që pesë ditë përpara ia kanë kallë çikën e tij në Prizren, forcat serbe, të gjallë, mbas 5 dite ia kanë vra edhe djalin”, tha dëshmitari.

Dëshmitari Hoxha tha se për pamjen që iu prezantua me radhë ishte rruga nga Kukësi për në Krumë për tek varrezat. Pikërisht prej Kukësit për Krumë që shkon tek varrezat. Qajo rruga kryesore është. Qaty diku të uzina është”, tha dëshmitari Hoxha duke treguar se nuk e dinë se kush ishin ushtarët në rreshtë që shiheshin në pamje.

Pas kësaj, Hoxha tha se në një pamje shiheshin familja e Selver Maçkës pas varrimit të familjarit të tyre.

“Kjo pjesë është incizu në kuzhinën brenda në uzinë mbas varrimit. Është familja e Selver Maçkës, është baba i Selverit tash i ndjerë, nana e Selverit, dy djemtë e Selverit, vajza edhe gruja”, tha dëshmitari Hoxha.

Tutje, dëshmitarit iu është prezantuar edhe një video nga fjalimi që është mbajtur me rastin e varrosjes së tre dëshmorëve; Ilir Ukamakaj, Selver Mackaj dhe Shpend Berishës.

Dëshmitari Hoxha thotë se me Jakup Krasniqin kanë qenë së bashku në burg, por s’e ka parë në uzinë gjatë 1999-ës

(Përditësuar, ora 13:27)- Gjatë dëshmisë së tij, të hënën në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitari Zijadin Hoxha ka thënë se me Jakup Krasniqin kanë qenë në burg bashkë si të burgosur politik në ish-Jugosllavi, por mohoi ta ketë parë në uzinë më 1999.

Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Pjetër Shalës, Jean-Louis Gilissen, dëshmitari Hoxha tha se me Jakup Krasniqin kanë qenë pothuajse tre vite bashkë në burgun e Novi Sadit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Po. E njoh bile shumë moti qysh prej viteve ‘87-‘88, faktikisht në burg kemi qenë së bashku me Jakup Krasniqin. Ai ka qenë politikisht i denum, qashtu kam qenë edhe unë. Gati 3 vite kemi qenë së bashku në burgun e Novi Sadit”, tha dëshmitari Hoxha.

Dëshmitari u shpreh se është i bindur 100% se Jakup Krasniqin nuk e ka parë në uzinën e metalit në Kukës gjatë periudhës së vitit 1999.

I pyetur për Bislim Zyrapin, dëshmitari tha se ka qenë komandant dhe se kohë pas kohe ka qenë në uzinën e metalit në Kukës.

“E kam pas komandant, e kam pas. Kohë pas kohe ka qenë aty. Pa ndërprerë nuk ka qenë aty por kohë pas kohe. Ai ka qenë komandant i operacionit “Shigjeta”, ai e ka udhëheq komplet”, tha Hoxha.

Ndërsa, për një person me emrin Bedri Azemi, dëshmitari tha se me të janë njoftuar në kazermë.

“E njoh Bedri Azemin. Në kazermë jemi njoftu dhe sot e asaj dite kemi shoqëri së bashku. Rolin saktësish nuk e di, a e ka pas… edhe ia ka qenë në logjistikë, të gjithë kemi qenë në logjistikë faktikisht, por nuk e di a e ka pas depon e materialit ushqimor apo uniformave, nuk e di cilin resurs e ka pas. Bedria ka qenë vazhdimisht aty. Me Bedrinë faktikisht një shtrat e kemi nda”, tha dëshmitari Hoxha.

Kurse, për Sabit Gecin dëshmitari tha se e ka njohur pas luftës, e me të është takuar 2-3 herë.

“Sabit Gecin e kam njoftë pas lufte, gjatë luftës nuk e kam njoftë Sabit Gecin. Pas luftës ka pas rast jemi taku 2-3 herë më të, por gjatë luftës nuk kam pas rast me e taku. Pas lufte, po pas lufte e kam taku diku vitet 2000. Gjatë luftës nuk e kam taku asnjëherë, as në fabrikën e uzinës as kërkun”, tha dëshmitari Hoxha.

Ndërsa, për Xhemshit Krasniqin, dëshmitari tha se ka dëgjuar që është dënuar që ka qenë në uzinën e metalit në Kukës.

“Veç ni sekond. Si figurë po, pas lufte faktikisht kam dëgju që është dënu që ka qenë aty, por me e njoftë personalisht nuk e njoh”, tha Hoxha.

Për personin me emrin Fadil Hoxha, dëshmitari tha se ka qëndruar në uzinën e metalit në Kukës.

Zijadin Hoxha - TV Dielli

“Po e kam njoftë edhe e njoh, Ka qëndru faktikisht (në uzinën e metalit në Kukës). Saktësisht nuk e di, më duket ka qenë komandant i policisë ushtarake, por nuk jam i saktë”, tha dëshmitari.

Dëshmitari tha se Ruzhdi Saramatin nuk e ka takuar asnjëherë deri paslufte.

“Atëherë nuk e kam taku asnjëherë. Mbas lufte e njoh faktikisht a atëherë nuk e kam taku asnjëherë”, tha Zijadin Hoxha.

Dëshmitari u pyet edhe për disa persona të tjerë, për të cilët tha se kanë rënë dëshmorë, si Salih Saramati, Selver Maçka, Shpend Berisha, Gani Saramti dhe Abdurrahman Gerdellaj.

“(Selver Saramtin) Jo nuk e kam njoftë, as tash nuk e njoh. Faktikisht Salih Saramati ka ra dëshmor. Në dyluftim me forcat serbe është vra. Është dëshmor i kombit. (Selver Maçka )Edhe ai është vra në Gorozhup, është vra nga forcat serbe. Është varrour në varrezat e Kukësit, është varros maspari. (Shpend Berisha)- Edhe ky është dëshmor, është vra në të njëjtën ditë me Selver Maçkën, të gjithë këta janë dëshmorë të kombit. (Abdurrahman Gerdellaj) Në të njëjtën ditë është vra me Selverin dhe me këta të tjerët. (Gani Saramati) Edhe ky është dëshmor i kombit. Edhe ky është vra në Gorozhup. Është plagu faktikisht në Goruzhup dhe ka vdekë në Tiranë”, tha dëshmitari Zijadin Hoxha.

Ndërsa, për Ilir Ukmakaj, dëshmitari tha se ka dëgjuar asnjëherë për këtë person. Kurse, për një person me emrin Shefki Abdullahu, dëshmitari tha se ka qenë në uzinë.

“Po e njoh. Faktikisht edhe Shefkiu ka qenë në uzinë, por çfarë grade ka qenë nuk e di. Çfarë punë ka kry, nuk e di”, tha ai.

Ndërsa, për Ismet Thaçin tha se kanë shkuar nga Tirana për në Kukës së bashku për t’u kyçur në UÇK, mirëpo në uzinë se çfarë roli kishte ai thotë se nuk e di. Ai tha se personin me emrin Bedri Halimi nuk e ka njohur gjatë luftës dhe se për të ka dëgjuar pas lufte. Dëshmitari Hoxha thotë se gjatë luftës nuk i ka njohur Time Kadrijajn dhe Safete Hadergjonajn

 

Betimi për Drejtësi

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …