Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka filluar paraqitjen dëshmitari i 112-të i Zyrës së Prokurorit, Sokol Dobruna në gjykimin kundër; Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Sokol Dobruna në këtë proces është duke dëshmuar përmes video-lidhjes. Ai është i përfaqësuar nga avokati Arianit Koci, i cili u pyet nga trupi gjykues se a ka ndonjë çështje në të cilën klienti i tij mund të vetë-inkriminohet gjatë dëshmisë. Kërkoj pak mundësi të bisedoj lidhur me lëndën me klientin tim për shkak se thjesht nuk mundet me i përcjellë operacionet pak më komplekse në këto çështje. Kështu që rrjedhimisht nuk kam pa ndonjë indikacion që mund të vetë-inkriminohet”, u përgjigj Koci. Megjithatë, trupi gjykues tha se në rast që del ndonjë e tille, Koci duhet të njoftojë. Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar prokurori John Capin. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith, dëshmia e këtij dëshmitari pritet që të zgjasë rreth dy ditë. Ai tha se Prokurori ka parashtruar se i duhen rreth një orë për pyetje, ndërsa ekipet e mbrojtjes kanë parashtruar se i duhen gjashtë orë për kundër-pyetjet. Të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri Maqedonci dhe gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, ndodhën në vizitë zyrtare në Amerikë, për fuqizimin e mbrojtjes së Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po …