Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka filluar seanca e radhës krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të akuzuar për gjoja krime lufte. Në këtë seancë të mbyllur, sikur gati në të gjitha seancat paraprake për publikun po dëshmon dëshmitari i 12-të i Prokurorisë. Dëshmia e dëshmitarit W04337 ka rifilluar mëngjesin e sotëm, Mbrojtja e Rexhep Selimit aktualisht është duke marrë në pyetje dëshmitarin”, thuhet në njoftimin e ZPS-së. Më 6 korrik, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar listën e 12 dëshmitarëve të tjerë që do të thirren në çështjen gjyqësore ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 28 qershor Prokuroria dorëzoi listën e 12 dëshmitarëve të tjerë që do të thirren në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerë”, tha Angela Griep. Në muajin prill ka filluar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Katër krerët e luftës së UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, akuzohen për sikur thuhet “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …