Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ky dëshmitar, ashtu sikur shumica dërrmuese e ‘kotillës” së tillë u dëgjua në seancë të mbyllur për publikun, dhe  mbaroi  brenda sesionit të paradites. Pasi  nuk kishte dëshmitar tjetër,  pjesa tjetër e seancës nuk u mbajt. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, seanca e paraparë për sot do të anulohet dhe gjykimi do të rinis më 6 maj 2024 në orët e paradites.Mbrojtja e Rexhep Selimit, përmes avokatit Eric Tully, në emër edhe të ekipeve të tjera mbrojtëse kërkoi që njëra nga dëshmitë që pritet të dëgjohet javën e ardhshme të mos ketë vlerë provuese në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Një akt kriminal me elemente terroriste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fushatës së tij kishte deklaruar se qeveria e tij …