Dje në Gjykatën Speciale ka përfunduar paraqitjen e tij dëshmitari i nëntë i Zyrës së Prokurorit, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së. Më pas ka folur dëshmitari tjetër i mbrojtur i cili mban kodin 3540, ka bërë të ditur kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, në hapje të seancës. Ndërsa dëshmia e dëshmitarit të nëntë i cili mban kodin 1602 ka vazhduar në seancë të mbyllur për publikun. Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ishin në sallën e gjyqit, ndërsa Jakup Krasniqi e ka ndjekur seancën nga qendra e paraburgimit. Në këtë çështje gjyqësore deri tani kanë përfunduar dëshminë e tyre tetë dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit së, të gjithë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun. Seancat janë zhvilluar kryesisht të mbyllura për publikun, apo dëshmitë janë shfaqur me përmbajtje të redaktuar. Ish-krerët e UÇK-së, të cilët po akuzohen për krime të pretenduara të luftës, ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Për të gjitha akuzat ata janë deklaruar të pafajshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …