Në Gjykatën Speciale, në Hagë, sot ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit në gjykimin kundër Pjetër Shalës. Kjo është dita e katërt e dëshmisë së tij para trupit gjykues në Hagë. Intervistimi i tij nga avokati i Pjetër Shalës po zhvillohet në seancë private, ndërsa pritet të përfundojë deri në fund të ditës. Njësoj sikur edhe gjashtë të tjerët, dëshmitari i shtatë, i cili mban kodin 1, është i mbrojtur dhe dëshmia e tij është dhënë kryesisht në seanca të mbyllura për publikun. Pjetër Shala, i cili po qëndron në paraburgim prej marsit të vitit 2021, kishte kërkuar nga trupi gjykues që seancat të mbahen publike, por kjo nuk po lejohet, për gjoja ruajtën e identitetit, të këtyre njerëzve që kanë identitet por nuk kanë burrëri e dinjitet të tregojnë hapur se çka ka ndodhur me ta. Pikërisht kjo le për të dyshuar se që të gjithë janë dëshmitarë të rrejshëm, të paguar dhe të instruktuar.
