Sot në Gjykatën Speciale ka filluar gjyqi kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka vazhduar gjykimi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka vazhduar gjykimi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Sipas aktakuzës, krimet e pretenduara  u kryen prej marsit të vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Më 10 maj të vitit 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar. Më 15 dhjetor gjykatësi i procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes trupit gjykues. Konferenca përgatitore për gjykim u mbajt më 18 janar 2023, e pasuar nga Konferenca Përgatitore e Prokurorit të Specializuar më 15 shkurt. Gjykimi filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023. Në këtë çështje janë 140 të quajtura viktima pjesëmarrëse. Sot janë paraqitur dy dëshmitarë të mbrojtur, njëri kundër Jakup Krasniqit e tjetri kundër Rexhep Selimit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …