Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka vazhduar gjykimi në lëndën e pretenduar penale kundër krerëve të UÇK-së. Sot do të jetë seanca e fundit për këtë javë. Para trupit gjykues po dëshmon dëshmitari i dytë i Prokurorisë në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Seanca e djeshme, në kohën më të gjatë ishte e mbyllur për publikun dhe me përmbajtje të redaktuar. Ndërkohë avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka paraqitur dy prova të reja. Ai paraqiti një video, të cilën ia ka treguar dëshmitarit gjatë seancës private, si dhe dy paragrafë të lexuar nga letra e komandantit, Crossland, lidhur me situatën asokohe në Rahovec. Dëshminë e tij, dëshmitar i mbrojtur do ta vazhdojë edhe sot. Në rastin e pretenduar penal kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në javën e kaluar filloi procesi i paraqitjes së provave nga ana e Zyrës së Prokurorisë Speciale, me dëgjimin e dëshmitarëve. Gjykimi pritet të zgjasë me vite pasi Prokuroria ka paraqitur një listë me qindra dëshmitarë, kryesisht të mbrojtur.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …